Kroi i Zejtarëve me vite është ruajtur nga zejtarët për historinë e tij.
Blerim Gorani zejtar nga Peja ka folur në emisionin “Ora 7” rreth këtij kroi, transmeton klankosova.tv.
“Së pari historiku i këtij kroi…daton në vitin 1991 me iniciativën e zejtarëve këtu. Kanë vendos për një burim të ujit për të tërë. Edhe përpara ka qenë një burim i ujit në këtë vend, për atë arsye të gjithë kanë rënë dakord”, tha ai.



