Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar viziton Ukrainën, premton ndihmë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, vizitoi Ukrainën. Nga atje, ai premtoi ndihmë të vazhdueshme ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën, për përballimin e agresionit rus.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, realizoi vizitën e tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën në përballje me agresionin rus.

Vizita përkon me nënshkrimin e një marrëveshjeje 100-vjeçare partneriteti që formalizon ndihmën ekonomike dhe ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

 Gjatë vizitës, Starmer dhe Presidenti Zelensky nderuan të rënët e luftës, vizituan një spital ku trajtohen të plagosurit ukrainas dhe u zotuan për forcimin e bashkëpunimit ushtarak, përfshirë sigurinë detare dhe teknologjinë e dronëve.

Starmer theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së NATO-s dhe mbështetjes afatgjatë, duke paralajmëruar se “rënia e Ukrainës do të thotë rënia e Evropës”.

Ndërkohë, presidenti Zelensky kërkon garanci sigurie dhe ndihmë për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa tensionet mbeten të larta për shkak të ndryshimeve të mundshme në politikën amerikane nën administratën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar ka dhënë deri më tani ndihmë prej 12.8 miliardë paundësh dhe premton ndihma shtesë prej 3 miliardë paundësh çdo vit.

Latest news
Related news