Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i takon t’i thërrasë partitë politike për të diskutuar për kirjimin e institucioneve të reja dhe se këtë sipas tij nuk mund ta bëjë LDK-ja.
Para se të hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Peci tha se “i pari që i takon me i thirrë partitë politike, është në këtë rast Albin Kurti”, duke komentuar propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për krijimin e një qeverie tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit, me pjesëmarrjen e të gjitha partive.
Ai tha se duhet pritur “derisa të ezaurohet mundësia që të kemi Qeveri Kurti 3”.
“Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, unë mendoj që logjika politike dhe institucionale e thotë që potencialisht një ftesë të tillë mundet në një të ardhme ta bëjë Bedri Hamza, por jo partia e tretë, e katërt, e pestë e kështu me radhë”, tha Peci.
Sipas tij, kjo është “rrjedha logjike”.
“Sa i përket qeverisë tranzicionale, unë mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



