Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin dhe KFOR-in 

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit t Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR.

Po ashtu, Dendias është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të misionit ndërkombëtar të sigurisë.

Në agjendën e vizitës në Prishtinë parashihet edhe një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Latest news
Related news