Një i plagosur nga të shtënat mbrëmë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

Policia ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, për Klankosova.tv ka deklaruar se të shtënat janë raportuar rreth orës 00:15, në rrugën  “Shkupi” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit”, ka thënë Borovci. /Klankosova.tv

 

 

The post Një i plagosur nga të shtënat mbrëmë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news