Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova ka hapur zyrtarisht Ambasadën e saj në Kuala Lumpur, Malajzi, duke theksuar se kjo ka rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit, raporton Gazeta Sinjali.
“Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë”, shkroi Osmani.
Presidentja shtoi se kjo përfaqësi do të jetë një shtysë e re për avancimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, fuqizimin e aleancave ekzistuese dhe mbrojtjen e vlerave të shtetësisë së Kosovës.
Ajo e përshkroi ambasadën si “një shtëpi më shumë e Kosovës”, në një nga rajonet më strategjike të Azisë, ku do të promovohet liria, pavarësia dhe sakrifica historike e popullit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



