
Periudha e shumëpritur e zbritjeve më të mëdha të vitit po afrohet, me datë 28 nëntor konsumatorët në Kosovë po përgatiten të përfitojnë nga ofertat e Black Friday në platformat ndërkombëtare si Amazon, eBay, Shein, Sephora, Walmart dhe shumë të tjera.
Falë Paketos, ky proces është bërë më i lehtë se kurrë më parë.
Paketos është shërbimi që lidh Kosovën me tregun amerikan, duke i mundësuar çdo klienti të blejë produkte nga SHBA dhe t’i marrë ato shpejt, sigurt dhe pa procedura të ndërlikuara doganore në adresën tuaj në Kosovë.
Si funksionon procesi i blerjes?
1. Krijoni llogarinë tuaj falas në paketos.io ose përmes aplikacionit në App Store dhe Google Play.
2. Merrni menjëherë adresën tuaj në SHBA.
3. Bëni blerjet në platformat e preferuara duke përdorur këtë adresë për dorëzimin e porosisë suaj.
4. Paketos kujdeset për gjithçka tjetër, nga pranimi dhe përgatitja e porosisë për transport ndërkombëtar, deri te dorëzimi përfundimtar në adresën tuaj në Kosovë.
Pse të zgjidhni Paketos?
– Transport i përballueshëm dhe i sigurt,
– Dërgesa të shpejta dhe të rregullta nga SHBA,
– Pa stres me procedurat doganore,
– Shërbim klienti në gjuhën shqipe,
– Aplikacion praktik dhe i lehtë për përdorim.
Ky Black Friday është mundësia juaj për të blerë më shumë dhe për të kursyer më shumë!
Porosit tani dhe sjell çdo porosi nga Amerika direkt në derën tënde me Paketos.



