Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një grua në Prishtinë është arrestuar pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Viktima ishte sulmuar edhe më herët nga e dyshuara, shkruan Klankosova.tv
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 08.03.2025 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila para disa kohe ishte e sulmuar po nga e njëjta e dyshuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
The post Për 8 mars, një grua në Prishtinë rrahu një tjetër – arrestohet appeared first on Klan Kosova.



