Perezi s’i ndal krekosjet para zgjedhjeve

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vazhduar të krekoset para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale për në krye të klubit.

Ai ka premtuar se do të sjellë një top lojtar të kategorisë së yjeve që i kishte sjellë ndër vite në “Santiago Bernabeu” si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, David Beckham e Kaka.

“Unë kam nënshkruar me Zidanen, Figon, Beckhamin, Cristiano Ronaldon e Kaka-në… lojtari në vlerë prej150 milionë eurosh është galaktik”, ka deklaruar Perezi.

“Lojtari për të cilin do të bëjmë ofertë është i asaj kategorie”.

Latest news
Related news