Polici i Deçanit shënjestër e kërcënimeve brutale në ‘Facebook’

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  qoftë gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve apo edhe jashtë detyrës, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur ditë më parë në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se këtë herë një zyrtar policor ka rënë pre e kërcënimeve përmes rrjetit social “Facebook”, ku është bërë shënjestër e fyerjeve dhe kanosjeve nga një person i panjohur.

Bazuar në informacionet e para, rasti është denoncuar nga vetë polici (emër i njohur për Sinjalin), ndërkohë që i dyshuari ende mbetet i paidentifikuar.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Prokurori i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosja”, ndërkohë hetimet po kryhen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Stacionin Policor të Deçanit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news