Trepça nuk ka arritur që ta mbajë hapin me Bashkimin për vendin e parë në tabelë, por tashmë e ka humbur edhe të dytin.
Mitrovicasit u mposhtën sonte në kryeqytet nga Sigal Prishtina me rezultat 85-79, në kryendeshjen e xhiros së 25-të në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Klankosova.tv.
Që në 10 minutat e para, ishin “Plisat” ata të cilët e morën takimin nën kontroll.
20-16 përfundoi kjo periodë, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41-39.
Prishtinasit ishin më të mirë në çerekun e tretë, 22-20, dhe me avantazh prej katër pikëve, hynë në fraksionin e fundit.
Tri javë para fundit të kampionatit, këto dy ekipe kanë nga 41 pikë, por kryeqytetasit kanë tri fitore në ballafaqimet direkte mes vete, karshi një që e ka arritur “Torcida”, njofton Klankosova.tv
The post Prishtina e gjunjëzon kampionen, mposhtet Trepça në kryeqytet appeared first on Klan Kosova.



