FC Prishtina ka reaguar pas përfundimit të edicionit 2025/26, duke u kërkuar falje tifozëve për rezultatet sportive që nuk përmbushën pritjet.
Përmes një deklarate të nënshkruar nga Driton Krasniqi, drejtuesit e klubit theksuan se Prishtina është financiarisht e konsoliduar dhe pa borxhe, por pranuan se i ndjehen borxhli tifozërisë për sezonin e dobët.
Klubi njoftoi se ka nisur një proces të thellë riorganizimi, ndërsa po vazhdon puna edhe për realizimin e kompleksit sportiv në Bërnicë. Sipas drejtuesve, së shpejti klubit do t’i bashkohen profesionistë dhe personalitete të reja me synimin për ta rikthyer Prishtinën në majat e futbollit kosovar./Klankosova.tv



