Prizreni dhe fshatrat përreth po përballen ende me mungesë të energjisë elektrike, ndërsa shumë lagje dhe zona rurale mbeten pa furnizim të qëndrueshëm.
“Dje, situata u bë kaotike që nga ora 14:15, kur shumica e qytetarëve humbën qasjen në energji elektrike. Sipas njoftimit të KEDS-it, furnizimi pritej të rikthehej normalisht në ora 18:00 për shkak të disa punimeve, por kjo ndodhi vetëm në disa zona.
Shumë fshatra dhe lagje të qytetit po vazhdojnë të përballen ende me mungesa të zgjatura të energjisë”, raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:
The post Prizreni pa energji elektrike që nga dita e djeshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



