Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar agjendën me aktivitete para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës.
“Ju njoftojmë me aktivitetet e Kombëtares së Kosovës dhe të Kombëtares së Andorrës për ditën e nesërme, e shtunë, 6 qershor 2026:
Në orën 11:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
Në orën 11:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës
Në orën 17:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Andorrës
Në orën 18:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Andorrës
FFK-ja ka njoftuar se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.



