Real Madridi e ka prioritet Dumfriesin, oferta pritet së shpejti

Real Madridi ka vendosur Denzel Dumfriesin si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat evropiane dhe ekspertët e transferimeve, “Los Blancos” tashmë kanë bërë hapat e parë konkretë për mbrojtësin e Interit dhe po shqyrtojnë aktivizimin e klauzolës së tij të lirimit.

Mbrojtësi holandez, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në vitet e fundit, shihet si përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes madrilene. Raportet bëjnë të ditur se Reali ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar kushtet financiare të transferimit, ndërsa oferta zyrtare mund të vijë shumë shpejt.

Një element që e favorizon transferimin është klauzola e largimit e Dumfriesit, e cila raportohet të jetë rreth 25 milionë euro. Kjo shumë konsiderohet e përballueshme për gjigantin spanjoll dhe mund të shmangë negociatat e gjata me Interin. /Klankosova.tv

 

Latest news
Related news