Përgatiti: Berzat Berzati, 21.05.2025, Katar/Doha
Në Forumin Ekonomik të Katarit, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, zhvilloi takim me drejtorin ekzekutiv të Qatar Airways-it, Badar Muhamed El Mer. Temë kryesore ishte hapja e linjës direkte Priştinë–Doha dhe projekte që lidhin njerëzit, idetë dhe destinacionet, raporton Kosova.info
Përveç fluturimeve, biseda u fokusua edhe në turizëm, sport dhe investime të përbashkëta. U theksua rëndësia e ndërtimit të palestrave sportive dhe qendrave rekreative – hapësira të reja për socializim, trajnim dhe shkëmbim kulturor.
U vu në dukje se Doha është një metropol i njohur botërisht, ndërsa Kosova shihet si një thesar i pashfrytëzuar në Ballkan – me male, lumenj dhe monumente historike që flasin për një kulturë të pasur dhe të larmishme.
Ky bashkëpunim, siç u tha, mund të hapë rrugë për investitorë të rinj dhe lidhje më të forta ekonomike dhe infrastrukturore.
Një ditë para takimit me Qatar Airways, Redžepi pati biseda edhe me Donald Trump Jr. dhe kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, për projekte konkrete që mund të sjellin përfitime të ndërsjella. Forumi u shfrytëzua si një hapësirë për partneritete të reja dhe për ta paraqitur Kosovën si një vend me potencial që meriton vëmendje.



