Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht të gjithë dosjen hetimore ndaj Riad Tahirit, i cili është arrestuar më 2 maj 2025 në Mitrovicë, pasi u kap me një armë të vjedhur të tipit Glock 9×19 mm, të cilën e kishte fshehur në këmbë. Prokuroria po e trajton rastin me seriozitet dhe ka kërkuar 30 ditë paraburgim, duke u bazuar në rrezikshmërinë e veprës, rrethanat e kryerjes së saj dhe faktin se arma ishte e pronësisë policore.
Si ndodhi vjedhja e armës?
Sipas dosjes së siguruar, rreth orës 17:00 të datës 02.05.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Jug, Riad Tahiri ka shkuar për një çështje zyrtare. Aty ka qëndruar në afërsi të një tavoline, ku më herët ishte lënë një pistoletë Glock dhe një karikator me 15 fishekë, pronë e zyrtares policore Fikrije Imeri. Sapo zyrtarja është larguar nga tavolina, Tahiri e ka marrë armën pa leje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, pa u vënë re nga askush.
Më pas, pa ndonjë verifikim të thelluar, ai është transferuar në Stacionin Policor në Mitrovicë Veriore, ku është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar fizik.
Ku e kishte fshehur armën?
Pasi ka përvetësuar armën, Riad Tahiri e ka vendosur atë në këmbën e djathtë, poshtë gjurit, brenda pantallonave, në një këllëf të ngjitur me trupin. Kur është ndaluar nga njësitet policore, gjatë bastisjes trupore, arma është zbuluar në trupin e tij, me 19 plumba në karikator, ndërsa gjatë sekuestrimit janë evidentuar 22 fishekë dhe një karikator Glock.
Çfarë tha në polici?
Në deklaratën e tij, Tahiri është përpjekur të justifikojë posedimin e armës duke thënë se ajo ishte e babait të tij dhe se e kishte marrë për mbrojtje, për shkak të një konflikti që kishte pasur me disa persona. Ai ka pranuar se armën e kishte me vete edhe më parë, dhe se ndonëse ishte kontrolluar nga Policia disa herë, nuk e kishte treguar për shkak të frikës.
Akuzat që rëndojnë mbi të:
Sipas aktmaterialit të Prokurorisë, mbi Riad Tahirin rëndojnë dy akuza penale të rënda: Vjedhje e rëndë – Për përvetësimin me dashje të armës dhe karikatorit nga tavolina në ambientet e stacionit policor, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës – për posedimin pa leje të një pistolete të llojit Glock, me karikator dhe municion, të cilën e kishte mbajtur fshehur në trup.
Kërkesa për paraburgim
Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim, me arsyetimin se: Ekziston rreziku i arratisjes ose fshehjes së të pandehurit, ai mund të përsërisë veprën penale, ka rrezik të ndikojë në dëshmitarë apo në shkatërrimin e provave.
Gazeta Sinjali do të sjellë zhvillime të reja nga ky rast që po trajtohet si një ndër incidentet më serioze të muajve të fundit në Mitrovicë, duke ngritur alarmin për mangësi serioze në protokollet e sigurisë brenda stacioneve policore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



