Sorensen sot në Kosovë – takohet me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, po zhvillon sot vizitën e tij të parë në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani  me fillim nga ora 09:45, njofton Klankosova.tv.

Më pas, në orën 10:30, emisari evropian do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ndërsa, pas këtij takimi, emisari danez do të zhvillojë një takim edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili mbulon procesin e dialogut dhe integrimin evropian.

 

 

The post Sorensen sot në Kosovë – takohet me Osmanin, Kurtin e Bislimin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news