“Takim rrjetëzimi” me komunitetin artistik sonte te “Hani i 2 Robertëve”

Në “Hanin e 2 Robertëve” në Prishtinë, sonte nga ora 18:00 do të mbahet ngjarja “Takim rrjetëzimi” me artistë, kuratorë, kritikë arti dhe gazetarë.

Ky aktivitet ka për qëllim krijimin e një hapësire bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve dhe komunitetit artistik.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit do të kenë rastin të bisedojnë me Shkëlzen Maliqi, kritik arti, rreth ekspozitës “1991” të fotografit kroat Zoran Filipovic Zoro, si dhe të ndajnë ide, përvoja dhe perspektiva mbi artin bashkëkohor. /Klankosova.tv

The post “Takim rrjetëzimi” me komunitetin artistik sonte te “Hani i 2 Robertëve” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news