Një tjetër rast i vdekjes së dyshimtë ka tronditur qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Shkëlzen Gavrani, 59 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Hida Halimi”, në Pejë.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:20 nga ekipi i emergjencës së spitalit, ku mjeku kujdestar që kishte dalë në vendin e ngjarjes kishte konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në dhomën e ditës, sipas deklarimeve të dëshmitares në vend.
Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e stacionit policor të Pejës, njësitë e krimeve rajonale si dhe krim-teknikët. Nën udhëzimin e Prokurorit kujdestar, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo të ketë informacione shtesë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



