Alexander Zverev ka kaluar në finale e French Openit pasi ka mposhtur Jakub Mensikun.
Numri tre i botës fitoi pas rreth tre orësh me rezultat 3-1 në sete, 7-5, 6-2, 3-6 dhe 6-3.
Kjo është finalja e katërt e gjermanit që ka rast ideal për të marrë Grand Slamin e parë.
Carlos Alcaraz mungoi në këtë garë për shkak të lëndimit, teksa Jannik Sinner dhe Novak Gjokoviq u shokuan duke u eliminuar në rundin e dytë, respektivisht të tretin.



