Zvicra pa Embolon niset drejt ShBA-së

Sulmuesi i kombëtarës së Zvicrës, Breel Embolo, nuk ka arritur të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA).

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Embolo ishte planifikuar të nisej të martën pasdite së bashku me pjesën tjetër të kombëtares, por vështirësitë administrative lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për hyrje në SHBA kanë shkaktuar vonesën e tij.

Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se bëhet fjalë për një çështje procedurale dhe se situata pritet të zgjidhet në një afat të shkurtër.
Sipas tyre, futbollisti mund t’i bashkohet ekipit ende gjatë ditës së sotme, ndërsa në rast të vonesave të tjera, pritet të udhëtojë drejt SHBA-së gjatë ditës së nesërme.

Pavarësisht këtij komplikimi administrativ, zyrtarët e federatës mbeten optimistë se Embolo do të jetë në dispozicion të përfaqësueses pa ndonjë ndikim të madh në përgatitjet e ekipit.

Latest news
Related news