Gjesti vesh fustanin e Eglit në Big Brother VIP Albania

Një tjetër sfidë argëtuese ka përfshirë banorët e Big Brother VIP Albania 4, ku ata u vunë përballë një loje të re nga Vëllai i Madh.

Secili prej tyre hapi një zarf dhe duhej të përmbushte një detyrë të caktuar, duke sjellë momente plot humor dhe emocione brenda shtëpisë.

Një nga sfidat më interesante i ra reperit Gjesti, i cili duhej të vishte një fustan të Egli Takos.


Publikohet episodi i parë i Big Brother Albania në vitin 2008 - koha kur Arbana Osmani prezantoi edicionin fillestar në Shqipëri

Lexo po ashtu
Publikohet episodi i parë i Big Brother Albania në vitin 2008 – koha kur Arbana Osmani prezantoi edicionin fillestar në Shqipëri

Me humorin dhe energjinë që e karakterizon, ai shkoi në lavanderi dhe zgjodhi një fustan të bardhë të saj, duke e veshur me krenari dhe duke shkaktuar të qeshura të mëdha mes banorëve.

Momenti është bërë shpejt viral në rrjetet sociale, me fansat që e kanë komentuar si një nga skenat më argëtuese të këtij edicioni.

Ky edicion i BBVA4 vazhdon të sjellë lojëra dhe sfida të reja, duke mbajtur shikuesit të angazhuar deri në finalen e madhe. /Telegrafi/

The post Gjesti vesh fustanin e Eglit në Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news