Haga s’mund ta ndryshojë të vërtetën e UÇK-së, Thaçi e të tjerët po mbahen padrejtësishtSinjali

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të lirisë, rolin e aleatëve perëndimorë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 Qershorin si një datë të gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.Presidenti nderoi figurat historike të Kosovës, mes tyre Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Adem Demaçi, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe shtetformimit të Kosovës.

Gjatë fjalimit ai foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Begaj deklaroi se ata po përballen me një “padrejtësi të madhe historike”, ndërsa theksoi se “asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe se UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej”.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të të njëjtit komb”, ndërsa theksoi se Tirana do të vijojë të mbështesë pa kushte integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe Bashkimi Europian.

Begaj tha se në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, Kosova duhet të përshpejtojë ndërtimin e institucioneve të reja, forcimin e shtetit ligjor dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj mbetet prioritet.

“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, deklaroi Presidenti nga Prishtina, duke përcjellë urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news