Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, ka folur për çerekfinalen e Kupës së Botës midis shtetit të tij dhe Anglisë që zhvillohet sonte.
Sulmuesi i Manchester Cityt, i cili edhe ka lindur në Angli, ka folur për domethënien e kësaj përballjeje për të personalisht.
“Për mua është jashtëzakonisht e veçantë, sepse luaj në Angli dhe kam lindur në Angli”, ka thënë norvegjezi.
“Mendoj se të gjithë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, por njëkohësisht duhet të kenë besim se do të kalojnë më tej. Patjetër”.



