Mbappe, i pari që përfshihet në 100 gola për Francën

Kylian Mbappe është bërë lojtari i parë i cili është i përfshirë direkt në 100 gola për Francën.

Ylli i Trekolorëve deri tash ka arritur të realizojë 64 gola, si dhe t’i asistojë 36 sosh.

Madje, 27-vjeçari e ka arritur këtë brenda vetëm 104 ndeshjeve.

Ai po e kërkon titullin e dytë të Kupës së Botës me Francën pas triumfit më 2018, dhe dëshpërimit më 2022 ku francezët kishin humbur përkundër hat-trickut të tij.

Latest news
Related news