Melinda publikon video, a është nga kënga “Dedikim”?

Këngëtarja Melinda Ademi ka publikuar një video në Instagram ku duket se ka një grim goxha të veçantë.

Artistja ka thënë se “Vjen së shpejti”, duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Ditë më parë, reperja njoftoi në rrjete sociale se ka një projekt muzikor që ia ka kushtuar nënës së saj dhe quhet “Dedikim”, si dhe është punuar nga thellësia e zemrës.

“Kjo këngë është e dedikuar për ty mami. Më mungon çdo ditë. Së shpejti”,  ka shkruar artistja, njofton Klankosova.tv.

The post Melinda publikon video, a është nga kënga “Dedikim”? appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news