Ka nisur pjesa e dytë e finales së Kupës së Botës, ku përballë janë Argjentina dhe Spanja.
45 minutat e para u mbyllën pa gola, në një duel të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, raporton Klankosova.tv.
Spanja ishte skuadra që krijoi rastin më të mirë në pjesën e parë, me një goditje direkte drejt portës, por portieri i Argjentinës reagoi në kohë duke shpëtuar ekipin e tij.
Tashmë të dyja skuadrat kanë zbritur në fushë për pjesën e dytë, ku synimi i vetëm është gjetja e golit që mund të vendosë fatin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror.



