Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas informacioneve nga policia, në incident ka ndërhyrë edhe djali i viktimës, i cili po ashtu është përfshirë në përleshje fizike me babanë e tij.
Pas intervistimit nga organet hetimore dhe me vendim të prokurorit të rastit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Istog 01.08.2025, 20:00. Është raportuar se një femër, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ku kishte ndërhyrë edhe djali i saj i dyshuar dhe më pas janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.n /Klankosova.tv
The post Përleshje familjare në Istog, arrestohen dy persona appeared first on Klan Kosova.



