Porsche luksoze 270 mijë euroshe rrokulliset për shkak të shpejtësisë, shpëton familja

Ekzistojnë vetëm 1,974 Porsche të tilla. Njëri prej tyre përfundoi në një kanal në autostradën A4 pranë Weimarit në Gjermani të dielën në mbrëmje.

Shoferi i Porsche-s e njohur si “911 Turbo 50 Years” me targa të Berlinit po ngiste makinën drejt Dresdenit në shi të rrëmbyeshëm kur u rrokullis.

Tre personat që udhëtonin me makinën, ndër ta një fëmijë shpëtuan me lëndime të lehta, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportimeve fillestare, shoferi i makinës sportive me 650 kuaj fuqi, e cila kushtoi të paktën 274,000 euro, po udhëtonte shumë shpejt në një rrugë të lagësht.

Mbetet e paqartë se sa rëndë është dëmtuar makina dhe shkalla e dëmit material. /Klankosova.tv

The post Porsche luksoze 270 mijë euroshe rrokulliset për shkak të shpejtësisë, shpëton familja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news